Belgët ngrenë padi kundër autoriteteve duke kërkuar ajër më të pastër 

24 Tetor 2022 | 19:13

Më shumë banorë në të gjithë Belgjikën po ndërmarrin veprime ligjore kundër qeverive të tyre rajonale duke kërkuar të ruajnë të drejtën e tyre për të marrë ajër të pastër dhe të shëndetshëm, njoftoi sot organizata jofitimprurëse “Client Earth”.

Organizata është aktive në 50 vende dhe fokusohet në sfidat më urgjente mjedisore me rëndësi themelore.

Veprimi ligjor vjen vetëm disa javë pasi shtatë qytetarë filluan një rast të ngjashëm në Gjermani dhe vetëm disa ditë përpara se Komisioni Evropian të publikojë propozimin e tij për të rishikuar ligjin kryesor të BE-së për cilësinë e ajrit, Direktivën e Cilësisë së Ajrit, e cila përcakton kufijtë e cilësisë së ajrit për të gjithë 27 shtetet anëtare.

Qëllimi i këtyre padive është që gjykatat belge të njohin të drejtën e njerëzve për ajër të pastër dhe të shëndetshëm.

Ashtu si Gjermania, autoritetet belge nuk kanë ndërmarrë veprime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) uli kufijtë e rekomanduar në udhëzimet e saj të cilësisë së ajrit vitin e kaluar me 75 për qind në disa raste.

Duke i lënë të pandryshuara ligjet për ndotjen e ajrit, autoritetet belge po i ekspozojnë njerëzit ndaj niveleve të ndotjes së ajrit deri në katër herë më të larta se sa shkencëtarët e kanë konsideruar të pranueshme për të marrë frymë, tha organizata në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026