Palermo| “Jo veç mafie”, gazetarja e Euronews bën qytetin të flasë shqip

24 Tetor 2022 | 21:33

Siç dhe është bërë e njohur prej disa muajve, Ilnisa Agolli tashmë i është bashkuar gjigandit mediatik Euronews me qendër Shqipërinë.

Ajo që ngjalli jo pak kuriozitet në shtypin e shkruar këtë muaj, ishte roli i saj në përballjen e kësaj sfide të re. Qoftë për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë në çdo cep të globit, po aq sa për t’i treguar botës se ngjarjet e mëdha në rrotën e historisë mund të rrëfehen edhe nga gazetarë që vijnë nga një vend i vogël si ky i yni.

Agolli, pas një rrugëtimi të gjatë nëpër fshatrat e Shqipërisë si dhe vendeve të Ballkanit, rikthehet me këtë projekt që kapërcen kufijtë. Kufij jo vetëm gjeografik por edhe ato të kulturave, mendimeve, botëkuptimeve njerëzore.

Në një realitet si i yni ku kapërcimi i sinoreve dikur ishte një ëndërr e frikur apo një mëkat vdekjeprurës, sot kufijtë kanë një tjetër kuptim.

E për ta njohur këtë, Agolli ka nisur një mision i cili nuk sjell veç panoramën e një tjetër bote nga e jona, por na bën të kuptojmë dhe reflektojmë.

Agolli ka vizituar së fundmi Palermon ku nën optikën e saj do shohim anën tjetër të këtij qyteti që dikur të ngjallte ankth kur e kujtoje për shkak të historisë, ndërsa pas këtij dokumentari tundimi për ta vizituar bëhet akoma edhe më i madh.

Euronews zbulon sekretet e Palermos, qytetit që vret me këngë. Keni dëgjuar shumë për Palermon, keni njohur historinë e Giovani Falcones, jeni intriguar me bëmat e mafies por ama ende nuk e njihni realitetin tjetër. Atë të një qyteti që zgjohet me adrenalinë dhe fle me kureshtjen se çdo të ndodhë nesër.

Cila është e vërteta Palermos?

Video e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Mostari, qyteti më i bukur në Hercegovinë që po çmend turistët

Historia e këtij qyteti mban emrin edhe të urës më të famshme në Hercegovinën lindore, e cila në vitet 1992-1993 u shkatërrua nga një predhë...
20:44 | 19/04/2023

Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time është greke, por ka lindur në Korçë

Emisioni “Downtown” nga Ilnisa Agolli, në Euronews Albania, pasqyroi në emisionin kësaj të diele një nga qytetet më të rëndësishme në Greqi, për sa i...
12:37 | 12/04/2023

Video/ Roma, vendpritja e shqiptarëve që investuan ëndrrat e tyre

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ndërsa Downtown do t’ju çojë në zemër të saj. Gazetarja Ilnisa Agolli në rrugëtimin e saj të radhës...
18:54 | 28/11/2022