Rishi Sunak kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar| 5 zhvillime

24 Tetor 2022 | 21:53
  • Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi Penny Mordaunt u tërhoq nga gara në minutat e fundit.

Sunak do të pasojë Liz Truss shtatë javë pasi ajo e mposhti atë në garën e mëparshme.

Lexoni për më shumë: Rishi Sunak zgjidhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Foto ilustruese
  • 200 mijë ha tokë djerrë, 25 mijë ha në Myzeqe nuk mbillet

Çdo vit në Shqipëri vlerësohet se deri në 30 për qind e tokës bujqësore mbetet djerrë dhe një pjesë tjetër e saj mbillet kultura joprodhuese me pak, ose aspak përfitim për fermerët.

Qarqet me braktisjen më të madhe të tokës bujqësore janë Kukësi e Dibra, që njëkohësisht janë edhe zonat me zhvendosjen më të madhe të popullsisë, si edhe Vlora. Në rajone të caktuara të tyre, toka e lënë djerrë shkon deri në 70 për qind të sipërfaqes totale.

Lexoni për më shumë: 200 mijë ha tokë djerrë, 25 mijë ha në Myzeqe nuk mbillet

  • Çmimet e banesave po ulen në ekonomitë e mëdha, Shqipëria ende në rritje

Çmimet e apartamenteve janë ulur këtë vit, për shkak të kredive të rritura në këtë vit krize. Në Shqipëri, të dhënat flasin për rritje me 40% brenda 6 muajve, por nuk përjashtohet mundësia që ato të ulen në periudhë afatshkurtër.

Rritja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë mund të sjellë ndryshime në tregun e pasurive të paluajtshme.

Lexoni për më shumë: Çmimet e banesave po ulen në ekonomitë e mëdha, Shqipëria ende në rritje

  • Të papunë, sheshi ‘Omonia’ në Vlorë i mbushur plot me burra 45-60 vjeç

Prej orëve të para të mëngjesit burra të moshës 45-60 vjeç i gjen në sheshin “Omonia” me shpresën e gjetjes së një dite pune.

Mjetet e punës i mbajnë gjithnjë me vete, mbështetur pas pemëve përgjatë rrugës, në degët e të cilave varin çantat, por siç e pranojnë edhe vetë bëhet çdo ditë e më e vështirë.

Lexoni për më shumë: Të papunë, sheshi ‘Omonia’ në Vlorë i mbushur plot me burra 45-60 vjeç

Arben Kraja
  • KLP: Asnjë interes për të pasuar Arben Krajën

Kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur mbaroi afati për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut.

KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.

Lexoni për më shumë: KLP: Asnjë interes për të pasuar Arben Krajën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026