Asimilimi i demokratëve? Bardhi flet për skemën që mund të bashkojë PD-në

24 Tetor 2022 | 22:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se ka një përçarja të PD-së nga baza deri në qendër.

Sipas tij nëse konflikti do të ishte mes individëve në qendër situata nuk do të ishte kaq problematike.

Deputeti sqaroi se grupimet brenda partisë nuk janë asgjë e re, por konflikti i thellë tashmë ka dalë në sipërfaqe.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë me këtë proces është që pa u asimiluar askush dhe pa u tërhequr askush nga asgjë të kemi mundësi të ndërtojmë ura bashkëpunimi mes demokratëve për të fituar zgjedhjet lokale,” – u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se do të mbante përgjegjësi për çdo gjë që ishte në kompetencat e tij, por për t’u bashkuar Partia Demokratike duhet vullneti i dy palëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026