Bardhi: Flamur Noka mik me oligarkun e madh, ja pse nuk flet

24 Tetor 2022 | 22:43

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se Flamur Noka mund të ketë vetë lidhje me oligarkët.

Më herët Noka akzoi Bashën dhe Bardhin për lidhje me oligarkët, duke thënë se ka qenë vetë prezent për të dëshmuar diçka të tillë, gjë që sipas Bardhit vërteton se ai vetë i ka këto lidhje.

“Fakti që nuk i përmendin dot oligarkët, fakti që janë borxhli tyre apo të lidhur me ta nuk do të duhet të bëjë të hedhësh baltë mbi tjetrin,” – u shpreh deputeti.

Bardhi tha se nuk ka asgjë më të shenjtë se integriteti i tij dhe nuk është peng i asnjë biznesmeni apo krimineli.

“Zotërisë i kam thënë në një mbledhje grupi parlamentar se nëse do të bësh debat se kush është i shitur tek Edi Rama dhe kush është i blerë nga Edi Rama hajde ulemi këtu në format grupi parlamentar, ftojmë dhe mediat të vijnë dhe ta bëjmë me transparencë këtë debat sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur,” – deklaroi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë...
22:28 | 22/06/2026

“Qeveria po përçan dhe bullizon protestuesit”, Dash Shehi radhit fitoret e protestës

Ish-deputeti Dashamir Shehi komentoi në emisionin Now në Euronews Albania protestën qytetare që po zhvillohet prej 23 ditësh në Tiranë. Shehaj u shpreh se qeveria...
21:52 | 22/06/2026

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka diskutuar në Now lidhur me deputeten Marjana Koçeku dhe largimin e saj nga PS, duke theksuar se...
21:46 | 22/06/2026