Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi: Mbështesim çdo qeveri që mbron interesat e shqiptarëve
Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga presidenti Milo Gjukanoviç ka siguruar deri tani 35.2% të votave, por me këtë rezultat nuk mund të krijojë dot qeverinë e re. Nga ana tjetër, koalicioni pro serb Fronti Demokratik, ka 32.54% të votave përkthyer në 27 vende në parlament.
Dy koalicionet shqiptare, që garuan në këto zgjedhje, kanë marrë dy mandate. Faktor kyç ne krijimin e qeverisë së re pritet të jetë, lëvizja qytetare URA, që drejtohet nga një shqiptar dhe që ka marrë katër mandate.
Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal te Zi, pjesë e koalicionit “Bashkë Nji Za“, Saubih Mehmeti, tha për Euronews Albania se është i gatshëm të ulet në tryezë me përfaqësuesit e koalicionit të “Listës Shqiptare”, me qëllim artikulimin e qartë të kërkesave, që mbrojnë interesin e shqiptarëve atje.
“Ishte brenda pritshmërive tona, sepse ne kemi bërë thirrje që shqiptarët të votojnë të dy koalicionet shqiptare, sepse kjo është e drejta dhe ky është realitet ynë politik në Mal të Zi. Shqiptarët kësaj radhe kanë dalë në mënyrë masive në këto zgjedhje. Kjo ka bërë që sot të jemi të përfaqësuar me dy vende në Mal të Zi. Unë ftoj përfaqësuesit e koalicionot e Listës shqiptare, që të ulemi dhe t’i artikulojmë kërkesat tona. Për të vendosur dhe konkretizuar të drejtat tona, të drejtat politike, ekonomike, në kulturë dhe arsim”, tha ai.
Më tej z. Mehmeti u shpreh se, koalicioni ku ai bën pjesë do të mbështesë çdo qeveri, e cila merr në konsideratë dhe respekton të drejtat e shqiptarëve. Sipas tij, të drejtat e shqiptarëve janë kusht për çdo qeveri, pavarësisht faktit se kush fiton të drejtën për të drejtuar Malin e Zi.
“Ne kemi qenë të qartë prej fillimit. Ne nuk kemi mbështetur asnjë qeveri, e cila nuk ka bërë përpjekje për të realizuar të drejtat e shqiptarëve. Prandaj, ne jemi për të qenë pjesë e një qeverie, e cila do t’i marrë parasysh të gjitha kërkesat.Ne nuk hezitojmë të qëndrojmë konsekuentë, pa marrë parasysh se cila qeveria do të jetë. Partia e Gjukanoviç është reformuar kohët e fundit dhe e kemi mbështetur kur e kemi parë të arsyeshme, dhe e kemi kritikuar aty ku ka penguar zhvillimin e të drejtave të shqiptarëve”, shtoi ai.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona