Pandemia Covid-19 shton vështirësitë për shkollimin e fëmijëve të komunitetit rom

31 Gusht 2020 | 10:59

Fëmijët e komunitetit rom, janë pjesë e kategorisë se nxënësve që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë mësim online dhe sot duhet të kthehen në bankat e shkollës. Gazetarja e Euronews Albania Ortensa Budlla, kontaktoi disa prej tyre, ku vërehet qartë që jo vetëm nuk kanë bërë mësim online, por nuk janë të informuar fare rreth shkollës.

Ky është Taulant Selmani, nxënës i klasës së 5-të, në shkollën “Azem Hajdari”. Kushtet ekonomike në familjen e tij janë të vështira, ndaj as nuk mund të flitet për zhvillim të mësimit online gjatë pandemisë.

Si ai janë dhe shumë fëmijë të tjerë të komunitetit rom, të cilët gjatë izolimit për shkak të coronavirus, nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësim.

Por jo vetëm kaq ata nuk kanë as njoftim që ditën e sotme duhet të ktheheshin në bankat e shkollës për të marrë mësime plotësuese. Jeta e vështirë që këta fëmijë bëjnë, i ka detyruar të braktisin edhe shkollën që para pandemisë.

Prindërit e tyre thonë se e kanë të pamundur të mundësojnë arsimimin e tyre për shkak të kushteve të vështira ekonomike ku ndodhen. 

“Tre fëmijë kam, dy i kam në shkollë. Jo nuk kanë bërë mësim online se nuk kemi drita, nuk kemi mundësi. Shesim këtu me sakrifica që të nxjerrim bukën”, shprehen prindërit.

Lexoni gjithashtu:

Nuk bënë dot mësim online, 4500 nxënës rikthehen në bankat e shkollës për mësim plotësues

Shkollimi i fëmijëve romë në kohë pandemie, Romina Sefa: S’kanë qasje në mjetet teknologjike

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026