Rindërtimi pas tërmetit, PD: Qytetarët në Durrës dhe Lezhë ende pa zgjidhje
Nëntë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët të cilëve u janë shembur banesat, ende nuk po gjejnë një zgjidhje sipas Partisë Demokratike. Kryetari i degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka denoncuar rastin e familjes Përgega në Porto Romano, banesa e të cilës u shemb nga tërmeti, por për ta rindërtuar i janë dhënë vetëm 5 milionë lekë të vjetra.
Sipas pronares së shtëpisë, persona të tjerë të cilëve nuk u janë dëmtuar banesat kanë marrë para më shumë se ajo. Zonja Përgega shprehet se paratë e vëna në dispozicion, nuk mjaftojnë për rindërtimin e plotë të shtëpisë.
“Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëftë Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet. Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon”, thotë Vera Përgega, banore e Porto Romano.
Ndërsa ish-deputetja Lindita Metaliaj ishte pranë një shkolle në Lezhë që u dëmtua nga tërmeti. Nxënësit e saj, sipas Metaliajt ende janë pa një zgjidhje nga ministria, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor.
“Jemi vetëm 2 javë nga viti i ri shkollor dhe shkollat në qytetin e Lezhës nuk janë gati të hapin dyert. Kjo tregon edhe një herë që Edi Rama mashtroi shqiptarët dhe lezhjanët kur deklaroi dhe premtoi se të gjitha shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të rihapen me nisjen e vitit të ri shkollor.
Kjo tregon edhe një herë dështimin dhe paaftësinë e qeverisë së Edi Ramës, për sa kohë që prioritet i qeverisë nuk janë fëmijët tanë, nuk janë fëmijët lezhjanë, sepse ata fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private brenda dhe jashtë vendit”, – tha Lindita Metaliaj, ish-deputete e PD-së
Por rasti i kësaj shkolle nuk është i vetmi në qarkun e Lezhës. Edhe shumë shkolla dhe konvikte që u dëmtuan nga tërmeti, kanë të njëjtin problem, pasi rindërtimi i tyre sipas Metaliajt ende nuk ka nisur.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat nga Thumana, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata denoncoi atë që e cilësoi si skandal nga ana e bashkisë së Krujës, që sipas tij fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës që ishte rikonstruktuar vetëm 2 ditë përpara tërmetit të 26 nëntorit
Z. Gjata kërkoi nga prokuroria të hetojë pa vonesë këtë çështje, teksa sipas tij qindra fëmijë nuk dihet se ku do të vijojnë mësimin.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme