Kurti: Serbia mbylli sytë ndaj agresionit rus, Kosova vendosi sanksione
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus, ndërkohë që Kosova vendosi sanksione.
Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, kreu i qeverisë së Kosovës nënvizoi se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.
“Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit theksoi se nëse Rusia do të ishte vend demokratik, nuk do të sulmonte kurrë Ukrainën dhe njësoj, Serbia nuk do të ishte kërcënim për Kosovën.
“Po të ishte Rusia vend demokratik me shumë gjasë nuk do ta sulmonte kurrë Ukrainën dhe ngjashëm po të ishte Serbia demokraci e vërtetë e jo shtet me një parti ku opozita nuk ka kurrëfarë gjase që të fitojë, nuk do të ishte një kërcënim kaq i madh ndaj paqes afatgjatë përfshirë edhe rajonin tonë”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik