DASH: Shpresojmë një marrëveshje Kosovë-Serbi për targat në ditët në vijim
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për targat në mënyrë paqësore, në ditët në vijim.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan i Shtetit, Ned Price tha se si i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë të angazhuar që të dyja vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet, shkruan Euronews Serbia.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun e BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë, me shpresën që ata mund ta zgjidhin këtë çështje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price.
Ai përsëriti se SHBA-të mbështesin dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Disa ditë më parë, Gabriel Escobar deklaroi se afati i caktuar nga qeveria e Kosovës për pararegjistrimin e automjeteve me targa RKS duhet të shtyhet për dhjetë muaj.
Sipas tij do të ishte mirë që përgjigja e qeverisë së Kosovës të ishte pozitive.
LEXONI GJITHASHTU
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë