Pëllumb Kulla: Nëse Meta ka qenë spiun duhet goditur, s’ka keqardhje

25 Tetor 2022 | 19:05

Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se politikanë që kanë qenë spiunë dhe bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit nuk meritojnë as mëshirë dhe as keqardhje.

Në një intervistë për Euronews Albania Kulla u shpreh se nëse Meta dhe Berisha kanë qenë spiunë duhet të goditen.

Sipas tij, njerëz edhe jashtë politikës që kanë qenë spiunë meritojnë të dënohen.

“Nëse është për t’u goditur Meta le të goditet, s’ka pse të shqetësohet Berisha. Nëse e meriton pse jo. Uroj që mos të kenë qenë, por nëse kanë qenë tregon një notë të shëmtuar në demokracinë  e shumëvuajtur shqiptare. Edhe ata që s’kanë pasur poste, por kanë dëmtuar të afërmit dhe shokët, nuk shpreh asnjë keqardhje, atyre u takon të mallkohen, shahen dhe dënohen, por s’mund të justifikohen. Është gjest jashtë moralit të shoqërisë njerëzore”, tha Kulla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023