Regjistrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Arifi: Neglizhencë nga Kosova
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur se Serbia nuk ka interes që të rritet numri i regjistrimit të shqiptarëve, duke shtuar se në komunën e Medvegjës ka pasur probleme me regjistrimin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi theksoi se Shqipëria nuk ka treguar interes për regjistrimin e shqiptarëve në Preshevë, ndërsa theksoi se ka pasur neglizhencë edhe nga ana e Kosovës.
“Në komunën tonë kemi shumicën shqiptarë dhe shumica e regjistruesve janë shqiptarë dhe nuk hasim vështirësi. Kurse në komunën e Medvegjës nuk kemi asnjë regjistrues shqiptar dhe kjo e bën të vështirë procesin. Serbia nuk ka interes që të rritet numri në regjistrimin e shqiptarëve.
Shqipëria nuk ka treguar asnjë pikë interesi për regjistrimin e shqiptarëve, nuk i ka interesuar fare. Më shumë i kanë interesuar politikat e jashtme në vende të ndryshme sesa regjistrimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në Kosovë ka pasur një neglizhencë kundrejt regjistrimit të shqiptarëve edhe pse është në interes të Kosovës, sepse negociatat që vendosën në Bruksel janë në një pozitë të dobët kundrejt Serbisë, sepse BE ka interesin e saj që Serbinë ta fusë në agjendën e saj politike”- tha ai.
Më tej ai nënvizoi se nuk do të lejojnë që shqiptarët të mos regjistrohen për shkak të politikave serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës