Një i vdekur dhe 115 raste të reja me Covid-19 në RMV

1 Shtator 2020 | 12:48

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetar, ndërkohë janë regjistruar 115 raste të reja me Covid-19. Lajmi konfirmohet nga vetë Ministria e Shëndetësisë, e cila ka publikuar edhe qytetet, ku janë evidentuar pacientët e prekur me Covid-19.

Rastet ditore në RMV:

Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4,Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallank-1, Radovish-1, Krushev-1, Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-1 dhe Sveti Nikollë-2.

Kryeqyteti i vendit, Shkupi, vijon të jetë vatra më e nxehtë me 34 raste ditore, ndërsa ndiqet nga qyteti i Prilepit dhe i Shtipit, përkatësisht me 15 dhe 14 raste. Prirje pozitive në rritje ka shënuar edhe numri i pacientëve të shëruar në vendin fqinj.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 368 pacientë, kurse numri i viktimave ka shkuar në 604, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 14455 perona të infektuar. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas votimit të qeverisë është shprehur se prioritet kyç mbetet ekonomia dhe menaxhimi i pandemisë së Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026