Akuzat për ish-sigurimsat, Lleshaj: Të pabaza, mbaj përgjegjësi dhe kam vlerësime maksimale

1 Shtator 2020 | 13:07

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i ka cilësuar të pabaza akuzat e Partisë Demokratike për zyrtarët e policisë, të cilët rezultojnë ish-anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

I pyetur nga Euronews Albania mbi akuzat e adresuara nga opozita për zëvendësdrejtorin e përgjithshëm Albert Dervishaj dhe drejtorin e departamentit të rendit Gjovalin Loka, ministri i brendshëm dha këtë përgjigje:

“Ministri Lleshaj e ka emëruar (Gjovalin Lokën), sigurisht mban përgjegjësi për emërimin e tij. Opozitës nuk i jap përgjigje sepse janë aludime të pambështetura dhe të pabaza. Gjovalin Loka është një nga oficerët që ka dhënë kontribut për sigurinë, ka kaluar vetingun dhe është në krye të detyrës me gjithë vlerësimin tonë.”

Sipas opozitës Dervishaj figuron bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit ndërsa Loka rezultoi ish-operativ për 6 muaj, por kaloi vetingun pasi nuk kishte kryer asnjë veprim për llogari të shërbimit famëkeq.

Vetingun e kaloi edhe drejtuesi tjetër në polici Artan Shkëmbi, i cili po ashtu rezultoi punonjës operativ, por pas vitit 1990 duke mos përbërë kriter penalizues.

Lleshaj mori në mbrojtje zyrtarët e policisë gjatë prezantimit të qytetin e Korçës të shtimit të numrit për forcat shqiponja dhe strukturave të kufirit dhe migracionit.

 

Lexoni gjithashtu:

Ish-sigurimsat në polici, Autoriteti i Dosjeve raportoi të dhëna për 4 individë që në 2019-ën

Vetingu konfirmon Gjovalin Lokën, drejtuesi i lartë rezulton ish-sigurims, por nuk ka firmosur dokumente

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026