Nuk do e doja kurrë një burrë mishngrënës, thotë animalistja
Animalistja, Jonida Çobani Gjoka thotë se partnerin e saj nuk do e dëshironte mishëngrënës.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Gjoka u shpreh se bashkëshorti i saj po heq dorë nga konsumimi i mishit.
“Ti je ajo që ha. Nuk do e takoja kurrë një djalë mishngrënës. Para 5 vitesh po, por tani jo. Fatmirësisht, unë jam martuar para shumë vitesh dhe kemi një pakt me tim shoq, ai po heq dorë akoma çdo ditë e më shumë. E kam bërë që të heqë dorë. Kur ha shumë mish, ke një gjendje letargjie, do gjumë, sepse do të rimëkëmbësh atë energji që ke humbur”, theksoi ajo.
Sipas një studimi të ri, konsumi i mishit duhet të reduktohet me maksimumin dy hamburger në javë. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë që të shpëtojmë edhe mjedisin.
“The State of Climate Action 2022″ shqyrtoi progresin global të 40 treguesve që do të ishin kyç për përgjysmimin e emetimeve globale të gazeve serrë deri në vitin 2030, në përputhje me qëllimin për të kufizuar rritjen e temperaturës.
Aktivistët dashamirës të kafshëve kanë thënë për dekada, se niveli ynë i konsumit të mishit është i dëmshëm në disa mënyra thelbësore. Së fundmi shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë shqyrtuar se si industria e mishit ndikon në ndryshimin e klimës.
Hulumtimi i ri nga ekonomistët sugjeron se njerëzit në BE duhet të reduktojnë konsumin e tyre të mishit me 75%.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset