Kryemadhi: Dorëzova në SPAK fatura të tjera për inceneratorin e Elbasanit

27 Tetor 2022 | 12:31

Monika Kryemadhi deklaroi nga SPAK-u se këtë të enjte dorëzoi prova të reja sa i takon çështjes së inceneratorit të Elbasanit.

Ajo tha se u thirr si një nga kallëzueset kryesore për të verifikuar të gjitha dokumentet dhe për të shtuar të rejat.

Sipas saj, kjo nuk është çështja e një individi, por çështja e sistemit që ka funksionuar në grabitjen e qytetarëve shqiptarë. Kryemadhi bëri me përgjegjësi edhe Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë.

Çështja për inceneratorin e Elbasanit:

Klodian Zoto e Stela Gugallja, të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Hetimet lidhur me inceneratorin e Elbasanit çuan në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

SPAK ngre dyshime se Koka ka përfituar mbi 3.6 milionë euro nga dy kompanitë që fituan koncesionin dhe realizuan punimet.

Nga hetimet e SPAK rezulton se kompania “Albtek Energy” me pronare Stela Gugallja, bashkë me kompaninë “Integrated Technology Services” me pronar Klodian Zoton kanë paguar me faturë kompani të tjera për punë që as nuk janë kryer. Vlera e këtyre punëve është 2.950.000 euro për kompaninë e Gugalljas dhe 735.000 euro për kompaninë e Zotos.

Koka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa dy administratorët e kompanive private, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto për korruptimin e funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim parash. SPAK, përveç këtyre tre personave, ka në hetim dhe disa persona të tjerë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026