Mentor Kikia: Rama synon të zhvlerësojë opozitën, drejtuesit e PS në qarqe, si komisarët politikë të Partisë së Punës

2 Shtator 2020 | 08:01

Gazetari Mentor Kikia komentoi për Euronews Albania situatën politike në vend dhe veçanërisht mbledhjen e grupit socialist një ditë më parë, ku kreu i qeverisë Edi, Rama theksoi bindjen e tij se ka ende punë për të bërë dhe për këtë i duhet një mandat i tretë. 

Sipas tij, vetëndjerja e Ramës si i destinuar për të qenë ai kryeministër është relative, është perceptim personal i tij, pasi janë qytetarët që do të vendosin me votën e tyre se kush është më i miri për ta.

“Më e rëndësishmja në fjalimin e Ramës është strategjia për mënyrën si do bëhet fushata. Ai tha se pala tjetër është humbëse. Ka një përpjekje të Ramës për ta zhvlerësuar opozitën, për t’u lënë qytetarëve të kuptojnë se opozita nuk është alternativë, por se PS do të bëjë një luftë brenda vetes.

Ideja e Ramës është të mos replikojë me opozitën për të mos e faktorizuar, por për ta kërkuar opozitën brenda PS. Mendoj se kjo do të jetë një strategji teorike për të neglizhuar kundërshtarin”, – tha gazetari.

Për z. Kikia, shqiptarët nuk duan të binden përfundimisht që po e largojnë një qeveri të keqe, por të binden çfarë do të sjellë ndryshe.

Sipas tij, drejtuesit e rinj politike të PS në qarqe ngjajnë si komisarët politikë të kohës së partisë së punës.

“Shqiptarët për të votuar pro ose kundër nuk do t’i bindë, as Ilir Beqja shkodranët, sepse ata do t’i bindin politikanët lokalë, me çfarë emrash do të propozohen dhe çfarë alternativash ekonomike, sociale do të prodhojë qeverisja në projeksion, e mazhorancës apo opozitës nga ana tjetër”, tha z. Kikia.

Teksa komentoi letrën e ambasadores së SHBA drejtuar liderëve të partive politike sa i përket listave të deputetëve, gazetari Kikia u shpreh se në një vend me demokraci normale kjo do të dukej absurde, por në realitetin shqiptar është diçka që ka kuptim.

“Duke pasur parasysh historinë jo fort të largët, ku një numër deputetësh hynë me duar të lira dhe dolën me duar të lidhura kjo bën sens. Unë personalisht jam për hapjen e listave, pasi i jam referuar një fakti që ka qenë regresi i nivelit të parlamentit qëkurse u aplikuan listat e mbyllura.

Në një mazhoritar të pastër, një njeri me para mund të kandidojë të financojë elektoratin dhe mund ta sigurojnë votën.

Por fakti tregoi se kur listat ishin në duar të kryetarëve pati më shumë biznesmenë që nuk u përfshinë në politikë për të dhënë kontribut por për të përfituar, për të financuar partinë me kesh gjatë fushatës”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026