Lleshaj vlerëson komisariatin e policisë Pogradec për kapjen e grupit që i zbrazi 100 plumba hotel Volorekës
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi të mërkurën qytetin e Pogradecit nga ku vlerësoi punën e kryer së fundmi nga policia e këtij qyteti për zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë së një grupi të rrezikshëm kriminal.
“Së fundmi, opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal,” – tha Lleshaj duke iu referuar ngjarjes së 7 gushtit ku një grup prej rreth 9 personash sulmuan me armë hotel “Volorekën” në Tushemisht të Pogradecit.
Më 7 gusht pas disa kërcënimeve ndaj sipërmarrësit Jetmir Muçollari, grupi sulmoi me armë duke zbrazur rreth 100 plumba drejt hotelit të tij. Pas dy aksionesh policore, autoritetet ngarkuan me përgjegjësi për ngjarjen:
- Ilir Berberin, 52 vjeç – arrestuar.
- Meard Berberin, 34 vjeç – arrestuar.
- Ilir Meçollin, 29 vjeç – arrestuar.
- Mariglen Topuzin, 34 vjeç – arrestuar.
- Ardian Xhutin, 29 vjeç – arrestuar.
- Elvir Haxhinë, 32 vjeç – arrestuar.
- Anterio Kaloshin, 29 vjeç – arrestuar.
- Ervin Kalanë, 40 vjeç – arrestuar.
- B.S, 28 vjeç – mbetet në kërkim.
Gjatë vizitës së tij, Lleshaj, i cili shoqërohej nga prefekti dhe drejtues të lartë të policisë, vlerësoi gjithashtu përmirësimin e shërbimeve të komisariatit të Pogradecit falë zhvillimit të shërbimeve online.
Ministri tha se tashmë është eliminuar mbi 70 për qind nevoja e prezencës fizike të qytetarëve në mjediset e komisariatit dhe se burimet njerëzore që janë çliruar do të angazhohen në funksion të rendit dhe sigurisë së qytetarëve. Ai vlerësoi gjithashtu punën e ndërmarrë gjatë sezonit turistik nga strukturat e policisë së Pogradecit duke premtuar se kjo punë do të vazhdojë më tej.
Lexoni gjithashtu:
I sulmuan me armë hotelin, pronari: Kërkoj azil për djemtë, jemi në rrezik
Sulmi me armë ndaj hotelit në Pogradec, arrestohen tre të dyshuar të tjerë
Policia arreston organizatorin dhe tre të dyshuar të cilët qëlluan me armë hotelin në Pogradec
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur