I verbër që në lindje, 37-vjeçari nga RMV kërkon trajtim të veçantë, vuan nga tumori

27 Tetor 2022 | 16:19

Prej 37 vitesh vuan mungesën e shikimit, madje asnjëherë nuk ka shijuar dashurinë dhe përkujdesjen e prindërve, ndërsa sot përballet me vështirësi ekonomike për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Ky është Suaret Alishani, qytetar i Shkupit, i cili kërkon nga autoritetet përkatëse rritjen e asistencës sociale për personat me aftësi të kufizuara. Përpos mungesës së shikimit, 37-vjeçari është diagnostikuar me tumor në kokë.

“Paratë që marr nga asistenca nuk më mbulojnë shpenzimet minimale. Më duhet të paguaj qiranë, dritat, ujin dhe mbi të gjitha terapinë mjekësore, pasi vuaj nga tumori në kokë. Nevoja për medikamente është me e madhe, përpos pengesave që kam që nga lindja”, thotë Suaret Alishani.

Shpesh herë, Alishani ndihmohet nga të tjerët, por ai nuk dëshiron që trajtohet me lëmoshë.

“Fatkeqësia jonë është që kemi lindur në shtet me pengesa në zhvillim, dhe politikanë me nevoja të veçanta. Besoj se ata do e kuptojnë mesazhin dhe do na e pranojnë kërkesën për trajtim të veçantë”, shprehet ai.

Personat me aftësi të kufizuara prej më shumë se 1 viti kërkojnë kushte dhe trajtim dinjitoz. Në rast të mos plotësimit të tyre, ata kërcënojnë se do ngrenë tenda përballë parlamentit në shenjë proteste.

Ministria e Punëve Sociale të Maqedonisë së Veriut deri më tani, personave me pengesa u ka premtuar 15 për qind rritje të kompensimeve mujore, mirëpo edhe këtë përqindje të rritjes deri më tani nuk e ka realizuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026