Komisioni Evropian për situatën në Malin e Zi : Qetësi, vetëpërmbajtje dhe respekt për vlerat e BE

2 Shtator 2020 | 12:25

Komisioni Evropian reagoi sërish pas zgjedhjeve të së dielës në Mal të Zi. Fillimisht Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi, përsëriti një pjesë të deklaratës së djeshme të përbashkët nga Varhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell, ku thuhej se BE pret përbërjen e Parlamentit të ri dhe krijimin e një qeverie të re e cila duhe të vijojë rrugëtimin e qëndrueshëm të Malit të Zi drejt BE-së.

Por sot Pisonero shtoi edhe disa pritshmëri të tjera nga vendi që deri më sot mbante flamurin e integrimit në rajon, dhe ku ditët e fundit janë shfaqur tensione dhe përplasje mes mbështetësve të partive politike në vend.

“Ne presim vetëpërmbatje dhe qetësi. Ne presim gjithashtu një dialog gjithpërfshirës politik si edhe respekim të vlerave të BE-së, gjë që sigurisht përfshin respekt për minoritetet. Ky është qëndrimi i qartë i BE-së në këtë moment. »

Pas fitores së shpallur nga koalicioni i disa partive opozitare në Mal të Zi, të bashkuara për të rrëzuar nga pushteti afatgjatë partinë e Milo Gjukanoviçit, ndër të tjera, në vend kanë shpërthyer akte dhune të drejtuara kryesisht ndaj minoriteteve të besimit fetar mysliman dhe me etnicitet boshnjak dhe shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026