Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta

28 Tetor 2022 | 12:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta, në prag të protestës masive të opozitës që do të zhvillohet më 12 nëntor.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se gjendja është alarmante për çdo shtresë të shoqërisë shqiptare.

“Shqipëria po zien si rrallë ndonjëherë në historinë e saj, nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare për shkak të çmimeve të papërballueshme. Po zien te çdo pensionist, që qan me lotët e ftohta të mjerimit, sepse nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij.

Po zien në qindra mijëra punonjës rrogëtarë në këtë vend, të cilët me pagat që marrin nuk përfundojnë as muajin. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen, gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës që kanë firmosuar. Gjendja është alarmante.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026