Udhëtimet e Ramës me avion, Berisha: Të japë menjëherë dorëheqjen

28 Tetor 2022 | 12:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama, pasi këtij të fundit iu publikuan nga hakerat, udhëtimet që ka kryer gjatë periudhës në qeveri.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se gjatë kësaj kohe, Rama ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtime nga taksat e shqiptarëve.

“Avion në dispozicion kanë emirët dhe sheikët, por zor se gjen ndonjë prej tyre që ka fluturuar 137 herë, me avion në dispozicion, askush. Këtu është përdorur avioni për weekend-e, për qoka, në mënyrën më abuzive. Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen, mos të presë ta dorëheqin qytetarët e zemëruar shqiptarë.

Nuk mund të mashtrojë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i, janë dokumente origjinale. Ia nxorri Homeland Justice apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka asnjë rëndësi për mua”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ku do të të shqyrtohen një sërë...
08:42 | 20/07/2026

Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”,...
19:58 | 19/07/2026

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin...
16:50 | 19/07/2026