GJKKO lë në burg porositësin e 137 kg kokaine nga Ekuadori

29 Tetor 2022 | 10:57

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest me burg” për Gentian Malindin.

46-vjeçari u vu në pranga dy ditë më parë, pasi u lokalizua se po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës, në Vorë.

Ai ishte në kërkim që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori, sasi droge që  u kap në Portin e Durrësit.

Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Gjatë arrestimit, Policia i gjeti Malindit 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026