“Fiton 5 fishin”, thirrja e Ramës: Punoni tokat, mos u largoni nga vendi
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët në Dibër ka folur edhe për emigrimin, ku iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga vendi, por të shfrytëzojnë tokën.
“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin e të shkosh aty ku është pasuria më e madhe e botës është legjitime, ne jemi në fund të kësaj radhe se historia jonë është e tillë, por sot nuk është siç ishte dje, sot janë mundësitë këtu. Sidomos ata që kanë një shtëpi të vjetër sado të rrënuar në fshat, ose që kanë një tokë, është mundësi reale për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5 fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin, janë faktet dhe shembuj konkret”, tha Rama.
Shqiptarët kanë pak interes për të marrë me qira tokat bujqësore, edhe nëse qiraja është e favorshme dhe ofrohet nga institucionet shtetërore.
Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, të siguruara nga Euronews Albania tregojnë se vitin e kaluar ky dikaster dha me qira 173 hektarë tokë bujqësore, nga mbi 10 mijë hektarë që ofroi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut