Ish-drejtoresha e Arkivit të Shtetit: Kemi pasur shumë probleme me emrat e pronarëve

29 Tetor 2022 | 21:28

Ish-drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika deklaroi se ka pasur probleme të shumta me emrat e pronarëve, veçanërisht në Lezhë dhe jug të vendit.

Në emisioin “Review” në Euronews Albania, ajo u shpreh se për një pronar, emri ishte shkruar disa herë ndryshe.

“Për Lezhën, kemi pasur një problem shumë të madh. Qytetari ka shkuar, është regjistruar me emrin Andon ose Ndoc. Ai që e ka shkruajtur, e ka shkruajtur Noc, pastaj një tjetër e ka shkruar Oc. Është i njëjti emër. Këta të jugut, Athanas, Naso, Thano, Bano, ishin të gjithë me shkurtime. U bëmë ekspertë edhe t’i kuptonim këto.

I shërbyem qytetarëve. Në vitin 1995, ka qenë numri i protokollit 11,500. Nga Karaburuni deri në Kepin e Stillos, u kërkua tërësia e dokumentave, ishin 750 dikumenta origjinale, me vula, me firma të kryepleqve të fshtatrave”, theksoi ajo.

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar dokumentin në të cilin shihet se si ish-kreu i qarkut të Vlorës,  Anesti Dhimojani i ka dhënë familjes së tij, 12 mijë metra katrorë tokë në bregdet.

Tjetërsimin e pronës, Dhimojani e ka kryer teksa mbante këtë detyrë publike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026