8 mijë sulme ajrore në Ukrainë, Kievi frikë nga dronët iranianë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka kryer 8 mijë sulme ajrore dhe ka qëlluar 4.500 raketa gjatë luftës.
Arma të cilës i druhet më shumë Kievi është droni-vetëvrasës iranian, “Shahed-136”. Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar 300 prej tyre.
“Gjatë javës, nga një e shtunë në tjetrën, mbi 40 dronë iranianë, një numër i konsiderueshëm raketash ruse, 6 helikopterë dhe shumë avionë rusë janë rrëzuar. Kjo do të thotë disa qindra jetë ukrainase të shpëtuara dhe shumë objekte kritike të infrastrukturës të mbrojtura,” – deklaroi Zelensky.
Rusia njoftoi të shtunën tërheqjen nga marrëveshja e eksportit të grurit përmes porteve ukrainase për shkak të disa sulmeve ndaj objektivave rusë në Krime, të cilat u atribuohen trupave ukrainase.
Kjo ka bërë që të rikthehet frika për zgjatjen e krizës humanitare në Afrikë. Që prej gushtit, 9 milionë tonë drithëra, mes të cilave 190 mijë tonë grurë, janë nisur nga këto porte.
Nga ana e tij, Kievi nuk e ka pranuar akuzën dhe Zelensky e ka cilësuar lëvizjen e Kremlinit si diçka të parashikueshme.
Pa dhënë prova, pala ruse akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës, si dhe bëri përgjegjëse Londrën për shpërthimet e muajit të kaluar në gazsjellësit në detin e Veriut.
Ndërkohë, në frontin jugor të vendit kanë vijuar luftimet. Trupat ruse kanë përdorur artileri të rëndë ndaj zonave të banuara.
Civilët në lokalitetin Nikopol druhen për një shpërthim në impiantin bërthamor të Zaporizhias, për shkak të bombardimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge