Shqiptarët e Gjermanisë, rrëfejnë jetën nga qyteti antik Heidelberg

30 Tetor 2022 | 19:26

Nëse keni menduar se të gjithë ata që largohen nga Shqipëria, braktisin identitetin, Haidelberg na vërteton krejt të kundërtën.

Në këtë qytet të njohur për arkitekturën magjepse, mjekësinë e zhvilluar dhe studentët vizionarë, kanë organizuar jetën e tyre mjaft bashkëatdhetarë të cilët nuk i harrojnë rrënjët e tyre.

Gazetarja Ilnisa Agolli ka vizituar skajet kryesore të qytetit ku na njeh me të shkuarën dhe të tashmen, me ata që kanë çuar aty një copëz Shqipërie.

Agolli javën e kaluar vizitoi Palermon, ku nën optikën e saj pamë një anë tjetër të këtij qyteti që dikur të ngjallte ankth kur e kujtoje për shkak të historisë, ndërsa pas  dokumentarit të publikuar në Euronews Albania tundimi për ta vizituar bëhet akoma edhe më i madh.

Në dokumentar paraqiten sekretet e Palermos, qytetit që vret me këngë.

Për më tepër shikoni emisionin e plotë: 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Mostari, qyteti më i bukur në Hercegovinë që po çmend turistët

Historia e këtij qyteti mban emrin edhe të urës më të famshme në Hercegovinën lindore, e cila në vitet 1992-1993 u shkatërrua nga një predhë...
20:44 | 19/04/2023

Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time është greke, por ka lindur në Korçë

Emisioni “Downtown” nga Ilnisa Agolli, në Euronews Albania, pasqyroi në emisionin kësaj të diele një nga qytetet më të rëndësishme në Greqi, për sa i...
12:37 | 12/04/2023

Video/ Roma, vendpritja e shqiptarëve që investuan ëndrrat e tyre

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ndërsa Downtown do t’ju çojë në zemër të saj. Gazetarja Ilnisa Agolli në rrugëtimin e saj të radhës...
18:54 | 28/11/2022