‘Disa kishin humbur jetën në këmbë’, studentja shqiptare tregon tmerrin në Seul

31 Tetor 2022 | 08:22

Antonela Hilaj, studente shqiptare që jeton në Seul, kishte planifikuar të bëhej pjesë e festës së Hallouinit ku 151 njerëz humbën jetën të shtypur nga turma, por i kishte ndryshuar planet në momentin e fundit.

Ajo rrëfeu në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania tmerrin e tragjedisë së ndodhur në Seul që, siç tha, kishte ndodhur për shkak të mbipopullimit të një rruge të ngushtë dhe aspak popullore të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Ajo tregoi disa pamje shumë të rënda, ku disa njerëz kishin humbur jetën në këmbë të shtypur nga turma.

“Gjëja më e tmerrshme ishte se kishte njerëz që ishin në jetë dhe njerëz që kishin humbur jetën në këmbë, të shtypur nga turma. Kanë qenë njerëz që janë ngjitur nëpër mure për të shpëtuar nga turma, pamjet video të filmuara nga njerëz të pranishëm tregojnë atë që ka ndodhur”, rrëfeu studentja shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024