FNSH kontrolle në lagjen e rrezikshme në Shkodër

31 Tetor 2022 | 10:46

Forcat e FNSH-së kanë kryer kontrolle mëngjesin e sotëm në lagjen “Kiras”, në qytetin e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se ka dhe persona të ndaluar si të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Kjo zonë njihet si një nga lagjet me aktivitet të lartë kriminal dhe vrasje të pazbardhura ende.

Pak ditë më parë, një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve ka përfunduar në përdorimin e armëve, në qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë një ngjarje e rëndë, që ka përfunduar me një viktimë, ka ndodhur në lagjen “Guerile’’ në zonën e Livadeve në Shkodër. 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë. Ibrahim Lici, që akuzohet për vrasjen e tij, deklaroi se jeton i lirë në Turqi dhe kamerat e sigurisë e vërtetojnë se nuk ka qenë në Shkodër momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Në fillim të muajit, një megaoperacion nga policia e Shkodrës ka çuar në pranga 33 persona për veprimtari të ndryshme kriminale, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe mbajtjen e armëve pa leje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 48-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë...
13:25 | 28/07/2026