Detaje nga ekzekutimi i 39-vjeçarit me dy emra, pistat e para
Briken Sanaj, i njohur edhe me emrin Skerdi Sanaj, u ekzekutua me armë zjarri në orët e vona të së dielës në zonën e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se Prokuroria po heton në disa pista lidhur me ngjarjen e rëndë, përfshirë atë të hakmarrjes e lidhur me të shkuarën e tij, por nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete të paligjshme.
Është ngritur një grup hetimor që po administron prova të reja që lidhen me pamjet filmike, pasi vrasja ka ndodhur në një territor që mbulohet 100 përqind me kamera. Dyshohet se kanë qenë të paktën 2 persona që kanë marrë pjesë në atentat.
Dëshmi kanë dhënë edhe personat me të cilët viktima shoqërohej para vrasjes, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ka qenë duke biseduar me disa persona përpara se të ekzekutohej.
Nuk dihet pse viktima mbante dy emra, nuk ka evidenca nëse ka qenë i skeduar apo me precedentë të mëparshëm penalë.
Prokuroria e Tiranës po heton në bashkëpunim me Prokurorinë dhe policinë në Lezhë, pasi viktima gjatë gjithë jetës ka jetuar në Lezhë dhe ka pasur hyrje-dalje të shpeshta në Itali. Ndërkohë prej 1 viti ishte transferuar në zonën e ‘Kodrës së Diellit’, në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)