Pamje nga vendi ku vrasësit e Briken Sanajt i vunë flakën makinës

31 Tetor 2022 | 12:03

Euronews Albania siguron pamje nga vendi ku u gjet e djegur makina e autorëve që vranë Briken Sanajn, i njohur me emrin Skerdi. Në pamje shfaqen gëzhoja armësh dhe pjesë të mjetit të shkrumbuara nga flakët.

Ndërkohë automjeti i djegur tip “Benz” është dërguar në Drejtorinë e Tiranës për ekzaminime të mëtejshme.

Prokuroria po heton në disa pista lidhur me ngjarjen e rëndë, përfshirë atë të hakmarrjes e lidhur me të shkuarën e tij, por nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete të paligjshme.

Është ngritur një grup hetimor që po administron prova të reja që lidhen me pamjet filmike, pasi vrasja ka ndodhur në një territor që mbulohet 100 përqind me kamera.

Si ndodhi ngjarja? 

Një person, i cili ndodhej në sediljen e pasme të mjetit tip “Benz”, qëlloi me kallashnikov në drejtim të Sanajt rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Ky i fundit humbi jetën nga plagët e marra, teksa po transportohej për në spitalin e Traumës nga miqtë e tij. Makina e autorëve u gjet disa minuta pas ngjarjes në Qafë Kashar, së bashku me armën e krimit.

Automjeti që u përdor në krim, kishte targa të vjedhura.Dyshohet se kanë qenë të paktën 2 persona që kanë marrë pjesë në atentat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026