Rritet buxheti në mjekësi, Manastirliu premton investime në shëndetësi

31 Tetor 2022 | 12:28

Buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2023 parashikohet në vlerën 95,1 miliard lekë dhe zë rreth 14 % të totalit të shpenzimeve publike ose 4.5% të PBB.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se ky buxhet është 3.2 miliardë lekë më shumë.

Mjekët do të kenë një rritje page me 6% duke filluar nga korriku i vitit 2023, u zotua ministrja.

Me Buxhetin 2023 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garantohet rritja e mburojës sociale për shtresat në nevojë si dhe një politikë e re për nënat me shumë fëmijë, sipas Manastirliut.

Ministrja u shpreh se buxheti i vitit 2023 do të financojnë programet e parandalimit të sëmundjeve, duke shtuar se do të financohet mbulimi i vaksinës së re kundër Human Papilloma Virus.

Ajo tha se buxheti i vitit 2023 do të zgjerojë listën e barnave të rimbursueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026