Ish-kryebashkiaku i Kavajës shpall kandidaturën për primaret në PD
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja ka shpallur kandidaturën për të garuar në procesin e primareve në Partinë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sakja u shpreh se pas konsultimeve me demokratët e Kavajës, vendosi që të kandidojë.
Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon. Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci. E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë”, theksoi ndër të tjera Sakja në Facebook.
Deri më 6 nëntor të gjithë kandidatët që do marrin pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratike duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin.
Kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit.
Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili