Ukraina nis anijet me grurë, reagon Kremlini: Lojë e rrezikshme
Autoritetet në Ukrainë kanë deklaruar se 12 anije të ngarkuara me drithëra u nisën të hënën nga portet e detit të Zi, pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja që lehtësonte eksportet.
Një zyrtar ukrainas bëri të ditur se një nga anijet me 40 mijë tonelata drithëra ishte nisur drejt Etiopisë, që përballej seriozisht me rrezikun e vdekjeve në masë për shkak të urisë.
Më herët, Kievi zyrtar akuzoi Moskën se po shantazhonte botën me anë të urisë.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja javën e kaluar, pas një sulmi me dronë ndaj flotës së saj në detin e Zi, të cilin ia atribuoi Ukrainës.
Nga ana e tij, Kievi nuk e pranoi përgjegjësinë e sulmit duke akuzuar Kremlinin se prej kohësh kishte planifikuar të tërhiqej nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB dhe se i duhej vetëm një pretekst.
Pasi Rusia nisi të sulmojë Ukrainën në muajin shkurt, marina e saj vendosi një bllokadë në portet ukrainase të detit të Zi, duke lënë stok rreth 20 milionë tonelata drithëra.
Të hënën, ministri ukrainas i Infrastrukturës njoftoi në Twitter se 12 anijet kishin lënë portet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit.
Duke reaguar, zëdhënësi i presidentit rus paralajmëroi se do të ishte shumë e rrezikshme për Ukrainën të vazhdonte eksportin e drithërave pa pëlqimin e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus