Harta territoriale nuk ndryshon, PD: PS kërkon fitore të zgjedhjeve në tavolinë
Mazhoranca dhe opozita debatuan për disa orë në parlament për ndarjen territoriale të vendit.
Demokratët që ndërmorën edhe nismën për të ngritur Komisionin e Posaçëm deklaruan se vendi duhet të rikonfigurohet me një ndarje të re. Ata akuzuan socialistët për qëllime politike të ndarjes aktuale.
“Mos ja fshehim njerëzve, e kuptoj fare mirë se përse sot s’gjeni dot alibi, ka vetëm një arsye, se përse ju s’pranoni ridimensionim të territoriales, ju atë e bëtë në 2014 për të fituar zgjedhjet në tavolinë”.- tha Alibeaj.
Akuzave iu përgjigj Taulant Balla.
“Ne besojmë që raporti i cili është hartuar nga anëtarët tanë të komisionit por edhe në raportin tuaj ka çështje që duhen lexuar me vëmendje nga të gjithë ne. Në zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri do të garohet në 61 njësi të qeverisjes vendore. Në zgjedhjet e majit të vitit 2025 do të garohet në 12 qarqe dhe ne do të fitojmë prapë”.- tha Balla.
Bashkëkryetarja e demokrate e Komisionit të Posaçëm Dhurata Çupi e konsideroi reformën e 2014-ës të dështuar ndaj dhe duhet të rritet numri i bashkive në 94, që ishte propozimi i tyre.
Ndërsa në radhët e socialistëve, Anila Denaj mbrojti ndarjen e 8 viteve më parë, e cila sipas saj ka pasur një rritje të autonomisë së bashkive dhe rritje të investimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut