Delegatja rinore në OKB tregon bisedën me kryeministrin holandez
Ania Sauku, delegate rinore në OKB, tregoi për “Good morning Albanians” çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje nga takimi me kryeministrin holandez, Mark Rutte.
“Ka qenë një takim shumë i bukur që është organizuar si një tavolinë e shoqërisë civile, dhe unë kisha fatin dhe përgjegjësinë që të prezantoja perspektivën e rinisë shqiptare. Zoti Mark Rutte ishte shumë, shumë i interesuar,” – tregoi Sauku.
Ajo tha se kryeministri holandez e pyeste vazhdimisht se si ishin të rinjtë në Shqipëri dhe delegatja vazhdimisht i përçoi jo vetëm problematikat, por dhe format se si gjendet zgjidhja dhe përballimi i situatave të vështira në vendin tonë.
Sipas Saukut, sfida më e madhe që diferencon rininë shqiptare me atë holandeze është padyshim emigrimi, që rinia europiane nuk e ka shumë të theksuar edhe për shkak të kushteve social-politike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta