Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Keida Kostreci tregon detaje: Atmosfera ishte solemne
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, firmosën sot para presidentit të SHBA, Donald Trump marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve. Euronews Albania ka ndjekur me detaje këtë takim të rëndësishëm që u materializua me nënshkrim konkret mes palëve.
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci i tha Euronews Albania se atmosfera si para, por edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë tejet solemne, kjo dhe për faktin se prezent ishte vetë presidenti Donald Trump. Lajmi tjetër për Kosovën, i cili u konfirmua nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, lidhet me atë që sipas Trump, Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Atmosfera ishte soleme përpara dhe pas nënshkrimit, por edhe gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje për normalizimin ekonomike mes dy vendeve. Presidenti Trump mori pjesë tek nënshkrimi i normalizimit ekonomik, dhe pala e Kosovës tha se është një hap më pranë synimit kryesor që ka Kosova që është njohja. I rëndësishëm ishte edhe lajmi që u dhe nga presidenti Trump se “Izraeli ka thënë se do ta njohë Kosovën”, gjë të cilën e konfirmoi edhe Hoti. Diçka që Kosova e ka kërkuar dhe e ka dashur prej kohësh , sigurisht bëhet fjalë për një aleat të SHBA siç është Izraeli”, tha ajo.
E pyetur nëse e ka parë përmbajtjen e dokumentit të firmosur para Trump nga Hoti dhe Vuçiç për normalizimin ekonomik, znj. Kostreci dha këtë shpjegim: “Deri në këto momente nuk e kemi parë dokumentin dhe nuk kemi hollësi të shumta për atë që përmban ky dokument, por ajo qe tha kryeministri Hoti dhe disa zyrtarë të tjerë ishte që: kjo ishte diçka shumë e rëndësishme për popujt e dy vendeve, për përmirësimin e jetëve të tyre, por akoma nuk e kemi parë se çfarë përmban ky dokument”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
LIVE l Kosovë-Serbi nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë nën ‘vëzhgimin’ e Trump
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Është vërtetë historike
Haradinaj nuk mbështet marrëveshjen në SHBA, kërcënon me largim nga qeveria
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme