“Do aplikoj për panel diellor se jam nga Gjirokastra”, ekspertët: Kushton 300 euro

2 Nëntor 2022 | 08:49

Ndoshta keni një panel diellor në shtëpi, por nëse jo mund të aplikoni për t’u subvencionuar me 70%.

Gazetari Fatos Çoçoli tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ai vetë do të aplikojë patjetër për panelin, duke shtuar me humor dhe faktin se është gjirokastrit.

“Më mirë vonë se kurrë. Ato 2 mijë familje janë dallëndyshja e parë që ne të bëhemi si fqinjët, të provojmë të shfrytëzojmë sa më shumë këtë diell të mrekullueshëm, mesdhetar që kemi,” – tha gazetari.

Eksperti i energjisë Azmer Duleviç tha në një lidhje të drejtpërdrejtë se bëhet fjalë për panele diellore dhe jo panele fotovoltaike. Ai e bëri këtë koment për të sqaruar publikun rrjedhimisht edhe për koston.

Duleviç mori një mesatare të një paneli që do të kushtojë deri në 1 mijë euro dhe qytetari që përfiton nga subvencionimi do të paguajë 300 euro sepse 700 i paguan qeveria.

Sipas llogarive, nga panelet diellore mund të kursehen mesatarisht 5 euro në muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024