Transporti publik kërkon ndihmë nga qeveria, emergjencë për naftën dhe pagat

2 Nëntor 2022 | 20:41

Transporti publik është në krizë për të përballuar kostot që vijnë nga cmimi i lartë i naftës dhe shpenzimet e tjera. Në këtë situatë, ata i kërkojnë qeverisë të zgjasë kompensimin me një paketë të tretë ndihme.

Shoqata e Transportit kërkon që ndihma që jep qeveria të zgjatet në kohë. Sipas tyre, subvencioni në cmimin e karburantit do ta mbajë cmimin e biletës në nivelet aktuale.

Kërkesa për drejtuesit e qeverisë bëhet në fazën kur paketa e dytë po përfundon dhe cmimi i naftës mbetet i shtrenjtë në treg. Drejtuesit e shoqatave shkruajnë po ashtu se janë përballur me vështrësi këtë vit, që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe shërbimin e ofruar; probleme në operim dhe vështirësi në mbajtjen e punëtorëve.

Me këto probleme, ata thonës se kompensimi ka qenë i pamjaftueshëm për të ndikuar në rritjen e cilësisë.

Në letër nuk flitet për protesta, bojkot apo rritje të cmimit të biletës, por parashtrohet kërkesa që qeveria të ulet në tryezë për të dëgjuar ankesat që kanë shoqëritë e transportit.

Qeveria miratoi në dy paketa, vlerën 500 mln lekë për transportin urban dhe ndër-qytetas, duke paguar 100 lekë për çdo litër naftë që harxhohet nga autobusët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026