Rasti “Zhvatja”, mbahet seanca e parë ndaj ish-prokurores Speciale Katica Janeva
Nis sot procesi gjyqësor ndaj ish-prokurores Speciale Katica Janeva, e cila akuzohet për veprën “shpërdorim detyre” dhe dyshohet se ka ndihmuar dy persona të tjerë për të zhvatur disa biznesmenë që kanë qenë të dyshuar, në formë shkëmbimi për t’i liruar nga akuzat.
Seanca e parë gjyqësore për rastin e quajtur “Zhvatja” do të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit, ndërkohë që Janeva dhe dy persona të tjerë akuzohen për përfshirje në një aferë korruptive prej 1.5 milionë eurosh.
Katica Janeva prej kohësh është ankuar se ka probleme me zemrën, të cilat i ka shfaqur edhe ditëve të fundit, por kjo nuk e ka penguar nisjen e procesit gjyqësor.
Në seancën e sotme të orës 10 pritet që të gjithë të akuzuarit të pranojnë ose të mohojnë përfshirjen në këtë çështje. Avokati i Katica Janevës ka bërë të ditur se Jeneva nuk do ta pranojë fajin pasi nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se ajo ka marrë pjesë në ndonjë veprimtari kriminale.
Në Maqedoniën e Veriut ky proces po ndiqet me vëmendje nga politika, qytetarët dhe mediat.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon Prokuroren Speciale Katica Janeva
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura