Infermierja pretendon se e ka sulmuar të moshuarën për vetëmbrojtje

3 Nëntor 2022 | 08:27

Dorjan Juniku, prokurori i Pejës i cili është duke u marrë me çështjen e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik, thotë se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën në  një shtëpi pleqsh pretendon se e ka bërë të gjithë për vetëmbrojtje.

Në emisionin “Goodmorning Albanias” në Euronews Albania, prokurori u shpreh se pretendimi i vajzës qartazi nuk qëndron dhe nuk asnjë bazë pasi gjithçka është e vërtetueshme në pamjet filmike, ku vajza pasi e dhunon të moshuarën shihet duke qeshur.

“Deklarata saj është e pajustifikuar e pabazuar, ndaj konsiderojmë se ajo është e inkriminuar me akuzën e sulmit ndaj viktimave të ndjeshme. Ajo thotë se është e sulmuar, por kjo nuk qëndron; pasi siç shihet qartë nga xhirimi, ajo shihet qartë teksa qesh dhe tallet”, tha prokurori.

Ai tha se infermierja sipas kodit penal rrezikon dënimin me burg deri në 3 vjet..

“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktima të ndjeshme, siç është rasti në fjalë, maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Deri në 3 vjet burg për dhunuesen e të moshuarës në azil, thotë prokurori

Babai i infermieres i kërkon falje publike familjes së të moshuarës së dhunuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024