Blendi Gonxhja: 50 % e atyre që bëjnë aksidente janë pa patentë
Blendi Gonxhja, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DPRRTSH, thotë se 50 përqind e personave që janë arrestuar, pasi kanë shkaktuar aksidente, kanë rezultuar pa patentë.
Në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, Gonxhja u shpreh se është një spektër i gjerë i gjërave që nuk kanë funksionuar në dhënien e patentave dhe faji më i madh këtu ka qenë i shtetit.
Ai tregoi se një numri i lartë i të ndaluarve kanë qenë pa patentë.
“Nëse marrim rastin e arrestimeve, gjysma janë pa patentë dhe gjysma për përdorim alkooli në timon”, tha Gonxhja.
Sipas tij, testi i teorisë në marrjen e patentës deri disa vite më parë ka qenë hartuar qëllimisht shumë i vështirë, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të paguanin ryshfet për të marrë patentën.
Gonxhja tha se tani testi është shumë më i thjeshtë dhe i kontestueshëm nga të gjithë personat që aplikojnë për të marrë patentën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta