Shqipëria gati për Lituaninë, trajneri Reja: Do të bëjmë disa ndryshime, nuk ka eufori në skuadër

7 Shtator 2020 | 08:11

Pas fitores në Bjellorusi Shqipëria kërkon suksesin e dytë në ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të ndeshen të hënën me Lituaninë në orën 20:45 në Stadiumin Kombëtar.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edoardo Reja foli me nota pozitive për kundërshtarët, por paralajmëron disa ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e së premtes.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Lituania luan mirë me topin, është e shpejtë nga krahët. Kam besim te ekipi im. Do më duhet të bëj disa ndryshime. Do jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia,” – tha trajneri Reja.

Tekniku italian tregoi se skuadra e ka lënë pas suksesin në Bjellorusi dhe nuk ka aspak vend për eufori.

“Rruga është e gjatë. Nuk mund të them se kemi eufori, pasi kemi nisur menjëherë të përgatisim ndeshjen e radhës,” – shtoi Reja.

Vlerësim maksimal dhe nga kapiteni Elseid Hysaj, i cili e pranon se nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë, duke vënë në dukje cilësitë që kanë kundërshtarët.

“Është pak e vështirë në aspektin fizik, pasi kemi pak ndeshje që kemi luajtur. Po mundohemi të rikuperohemi dhe të jemi në 100% për këtë ndeshje. Kemi parë disa video të Lituanisë. Janë një ekip që i pëlqen të luajë topin. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje. Ata me sulmuesit që ngrihen shumë, do të na lënë hapësira për të sulmuar,” – u shpreh Hysaj.

Shqipëria synon që të arrijë fitoren e parë në stadiumin e ri kombëtar, pasi në ndeshjen hapëse, kuqezinjtë u mundën 0-2 nga Franca.

 

Lexoni gjithashtu:

Kosova “ngec” sërish, mundet nga Greqia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026