BE sanksione ndaj 14 politikanëve bjellorusë, zhduket drejtuesja e opozitës
Një nga krerët e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova, është raportuar e zhdukur që nga ora 10:00 e ditës së sotme. Dëshmitarë okularë kanë thënë se ajo është marrë me forcë nga njerëz të paidentifikuar, ndërkohë që anëtarët e stafit nuk kanë arritur të krijojnë asnjë lloj kontakti.
Teksa gjendja në vend mbetet e tensionuar, Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve bjellorusë, përfshirë ministrin e brendshëm të vendit, si përgjigje ndaj zgjedhjeve të 9 gushtit, që sipas Brukselit ishin të manipuluara.
Lajmi vjen thuajse një muaj nga nisja e protestave masive kundër rezultatit të procesit, që i dha mundësi presidentit Alexander Lukashenko të zgjasë pushtetin e tij 26-vjeçar. Në këtë mënyrë, BE synon të ndëshkojë agresionin e qeverisë ndaj protestuesve dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Një diplomat i BE-së ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se fillimisht Brukseli kishte rënë dakord për 14 emra zyrtarësh, por shumë shtete anëtare menduan se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Sipas burimit, bëhet fjalë për zyrtarë të hershëm, përgjegjës për zgjedhjet, aktet e dhunës dhe agresionin ndaj protestuesve.
Sanksionet do të hyjnë në fuqi më 22 shtator, një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, në të cilën mund të vendoset që listës t’i shtohen emra të tjerë.
Ndërkohë, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko nuk është përfshirë në listë, pasi Gjermania, që kryeson presidencën e radhës të BE-së, ka zgjedhur t’i japë atij më shumë kohë për dialog me opozitën.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve