Celibashi: 5.3 mld lekë do jetë kostoja e zgjedhjeve vendore

4 Nëntor 2022 | 11:08

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kostoja se zgjedhjeve të ardhshme vendore do të jetë 5.3 mld lekë.

“Kosto e zgjedhjeve te ardhshme 5.3 mld lekë. 3 mld veç për pilotimin e votimit elektronik ne 6 bashki te tjera. 603 mln lekë do të kushtojë implementimi i identifikimi elektronik. 210 mln lekë do të jetë kosto e pagave për komisionarët që do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor ( votim dhe numërim)”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat.

Ai tha më tej se në 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.

“15 mars 2023 përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe të listave të shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Më 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve dhe në 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore”, u shpreh Celibashi.

Celibashi shtoi më tej se me 18 milionë eurot që ka planifikuar qeveria si buxhet për KQZ nuk mund të bëjmë votim elektronik në më shume se 1 bashki.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026