Tërmeti u prishi shtëpinë, familja në Tiranë prej një viti jeton në barakë, PD denoncon rastin

8 Shtator 2020 | 07:50

Partia Demokratike denoncoi të martën rastin e familjes Prendi në Tiranë, e cila prej shtatorit 2019 jeton në një barakë pasi tërmeti i prishi shtëpinë.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përcolli apelin e Nikë Prendit, i cili kërkoi ndihmë nga shteti për të përballuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

Prendi tha se me dhjetëra herë ka kërkuar ndihmë nga Bashkia Tiranë, por që nuk ka marrë zgjidhje.

Ai banon në Kombinat të Tiranës dhe thotë se bashkia nuk i ka dhënë as çadër, ndërsa me pak mundësi dhe ndihma nga komshinjtë ka mundur të ndërtojë me dërrasa një barakë.

Prendi thotë një vit endje dyerve të bashkisë ia kanë humbur shpresat tek shteti.

“Që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë. Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën […] Vetëm më kanë prurë njëherë ndihma, ata të bashkisë. Bonusin [e qirasë]? Jo akoma,” – thotë Prendi teksa tregon barakën ku është strehuar deri më sot.

“Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdisur. Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di. Grantet? Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë,” – tregon më tej ai.

Javët e fundit opozita po denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Lezha dhe së fundmi edhe nga Tirana.

Opozita ka kritikuar vazhdimisht qasjen me vonesa të qeverisë për sa i përket programit të rindërtimit, ndërsa në disa dalje ajo ka vënë në diskutim edhe vetë projektet duke ngritur dyshimet për afera korruptive apo abuzime me fondet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë. Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

Lexoni gjithashtu:

PD sjell denoncimin e qytetarëve: Abuzojnë me fatkeqësinë, kërkuan para për të rritur vlerën e dëmit nga tërmeti

PD denoncon vështirësitë e jetesës në çadër të qytetares nga Thumana

PD denoncon rastin e familjes nga Fushë-Miloti, jetojnë në çadër prej 9 muajsh

Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Nuk ka vonesa, por procedura. Brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026