Itali, qeveria mbyll portet, Salvini: Po mbrojmë kufijtë tanë
Të paktën 985 emigrantë ndodhen në det në tre anije të ndryshme shpëtimi, në pritje të një porti për të zbarkuar.
Por qeveria e djathtë në Itali aprovoi të premten një masë që formalizon mbylljen e porteve të vendit për anijet e kontrolluara nga shoqatat humanitare.
“Më në fund po mbrojmë kufijtë dhe ligjet e vendit tonë. Sot në mbledhjen e kabinetit i jemi kthyer aprovimit të një dekreti dhe një parimi stabilizimi në bazë të të cilëve anijet e huaja nuk mund të vijnë në Itali me emigrantë në bord,” – u shpreh Matteo Salvini, zëvendës kryeministër i Italisë.
Disa të mbijetuar në bordin e anijes kanë përcjellë mesazhe paqeje në gjuhët e tyre, duke kërkuar ndihmë.
Disa nga emigrantët në bordin e anijes “Oshën Viking” ndodhen atje prej 14 ditësh, me anëtarët e ekuipazhit që po i kërkojnë edhe Francës, Spanjës dhe Greqisë një port për të zbarkuar.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedozi njoftoi se mund të lejojë vetëm evakuimin e të miturve dhe atyre me probleme shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut