Maliqi i fabrikës së sheqerit, frymëzim për piktorët nga i gjithë vendi
Edhe pse dikur ishte një zonë ku turizmi nuk mund të përmendej, sot gjërat kanë ndryshuar.
Maliqi i fabrikës së sheqerit ka potenciale të mëdha turistike, një ndër to dhe Pylli i Fazanëve. Pikërisht këtu po mbahet dhe Kolonia e Piktorëve në edicionin e dytë, ku mbi 15 piktorë nga gjithë Shqipëria po pikturojnë atë çka fal vjeshta mbresëlënëse e këtij pylli.
“Unë vij nga Tirana, hera e parë që jam ftuar nga bashkia e Maliqit. Është vend i bukur nuk diskutohet. Shtrirja e fushën se Maliqit, gjethet, pemët. Unë vij gjithmonë këtu”, thotë piktori Fatmir Carkanji.
“Jam nga Tirana, jam piktorë me eksperiencë, që e vogël merrem me pikturë. Tani po bëjmë në Maliq peizazhet, për të pikturuar Maliqin tuaj të bukur. Shumë bukur. Jemi në natyrë dhe veç kjo na sjell kënaqësi”, u shpreh piktorja Teuta Dudi.
Ky është një aktivitet i cili synon të promovojë vendet të cilat dikur nuk njiheshin.
“Të duken bukuritë e Maliqit. Ato bukuri që s’para kanë dalë. Duhet të dalin, të jenë të dukshme. Ka një luginë ku mund të zhvillohet turizmi shumë bukur, ka një fushë ku agroturizmi është evident dhe është spunto për zhvillimin e të ardhmes”, theksoi Drejtori i Kulturës, Festim Tomori.
Kolonitë e piktorëve janë mbajtur edhe në Kolonjë e Korçë. Ditë më vonë ky aktivitet pritet të zhvillohet edhe në Pogradec.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje