Vuçiç: Në veri u parandalua gjakderdhje, shqiptarët planifikonin pushtim
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në fund të qershorit, u parandalua një gjakderdhje në veri të Kosovës, pas tensioneve për vendimit për targat, ku serbët vendosën barrikada.
Sipas Vuçiç, situata ishte shumë e vështirë dhe shtoi se shqiptarët po planifikonin një pushtim, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç bëri të ditur se u i kërkoi komandatit të KFOR-it që të ndërhynte në veri.
“Ajo ishte një natë shumë e vështirë, për herë të parë po e them në këtë mënyrë, atë natë mundi të kishte një gjakderdhje të paparë, shqiptarët planifikonin një pushtim në veri dhe serbët nuk donin të tërhiqeshin. Gjithçka ishte gati për këtë e ndoqa nga qendra e situatave.
Iu lutëm, i dërguam mesazh komandantit hungarez të KFOR-it që të hyjë në veri, që të mos hyjnë shqiptarët, nëse hyjnë, e dinim se çfarë do të ndodhte. Atë e prisnin shqiptarët, por NATO do të reagonte kundër serbëve, komandanti hungarez shkoi atje dhe të gjitha kërkesat tona u plotësuan”, theksoi ai.
Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.
Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit