Trafikantët shqiptarë ofrojnë paketa Premium: 11 mijë £ personi, mbërrini të sigurt

7 Nëntor 2022 | 08:57

Kontrabandistët e njerëzve kanë nisur udhëtime shërbimi Premium për migrantët për të hyrë në Britaninë e Madhe.

The Sun shkruan se trafikantët shqiptarë tani po ofrojnë një paketë prej 11.000 £ për person, në të cilën përfshihet një udhëtim 40 minuta me skaf nga Belgjika, duke mos rrezikuar që të futen në burg.

Media britanike shkruan se trafikantët gjithashtu u premtojnë avokatët që do t’i ndihmojnë emigrantët të shmangin kampet ose dëbimin e shpejtë.

“Por bandat tani po ofrojnë një shërbim premium për të cilin thonë se e shmang atë dhe disa njerëz janë të gatshëm të paguajnë çmimin.”- tha një burime për The Sun.

Trafikantët zakonisht paguajnë nga 3,500 deri në 5,000 £ për të transportuar shqiptarët përmes Kanalit, ku oficerët e Forcave Kufitare në pritje i dërgojnë ata në kampe.

Por shërbimi premium është një përgjigje ndaj alarmit në rritje ndaj raporteve për kushte të tmerrshme në kampet e mbipopulluara si Manston në Ramsgate, Kent.

Ata gjithashtu duan të marrin lekë, para se dimri të mbyllet dhe ta bëjë kalimin e Kanalit edhe më të rrezikshëm.

Ndërkohë trafikantët shërbimin e tyre kanë nisur ta ndajnë dhe në rrjetin social “Tik Tok”.

“Udhëtim me skaf nga Belgjika për 40 minuta në MB. Çmimi më i mirë.”

“Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik në varkë. Sigurojmë kalim të sigurt, për të mos qëndruar asnjë ditë në kamp.”- shkruajnë ata.

I pyetur nga një gazetar i The Sun nëse njerëzit e kishin përdorur tashmë rrugën, trafikanti u përgjigj: “100 për qind. Të enjten dhe të premten e javës së kaluar ne dërguam njerëz.”

Tregtia fitimprurëse është bërë e lehtë pasi shqiptarët lejohen të qëndrojnë pa viza deri në 90 ditë në çdo vend të BE-së të zonës Shengen, siç është Belgjika.

Fluksi i emigrantëve nënkupton një rekord prej 40,000 njerëzish që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e ka quajtur atë “një pushtim”.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026